Barazia Gjinore

Barazia gjinore

Statistikat gjinore janë një fushë e statistikës që tenton të reflektojë ndryshimet ose pabarazitë e situatës së burrave dhe grave në të gjithë fushat e jetës. Grupet e të dhënave për këtë temë tregojnë gjendjen e burrave dhe grave në fusha të tilla si popullsia, arsimi, tregu i punës, përfshirja sociale, shëndetësia dhe vendimmarrja.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Burrat dhe Gratë në Shqipëri 2020

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Metodologji

Aspektet gjinore janë një dimension çelës për të gjithë fushat e statistikave në nivel individual. Burimet kryesore të të dhënave mbi barazine gjinore janë anketat  sociale dhe burimet administrative. Anketat sociale  kanë metodologjinë e tyre me synimin që të mbledhin të dhëna të disagreguara sipas gjinisë . Gjithashtu dhe institucionet burim të të dhënave administrative në bazë të memorandumeve të bashkëpunimit me INSTAT janë të orientuara drejt mbledhjes së të dhënave të disagreguara sipas gjinisë.

Përkufizime

Barazia gjinore përshkruan konceptin sipas të cilit të gjitha qëniet njerëzore, si gratë dhe burrat, janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e personalitetit të tyre dhe të bëjnë zgjedhje pa kufizime të vendosura nga stereotipat, rolet e ngurta gjinore apo paragjykimet. Barazi gjinore do të thotë se sjelljet, aspiratat dhe nevojat e ndryshme të grave dhe burrave konsiderohen, vlerësohen dhe favorizohen në mënyrë të barabartë. Ajo nuk do të thotë se gratë dhe burrat duhet të bëhen njëlloj, por se të drejtat, përgjegjësitë dhe mundësitë e tyre nuk do të varen nga fakti nëse janë lindur femra apo meshkuj.

Indeksi i Pabarazisë Gjinore: IPB tregon humbjen potenciale në zhvillim njerëzor, si rezultat i pabarazive ndërmjet arritjeve të burrave dhe grave në dimensionet e shëndetit riprodhues, fuqizimit politik, arsimor dhe  tregut të punës. GII varion nga 0 në 1. Vlera më të larta të GII tregojnë më shumë pabarazi dhe më shumë humbje në zhvillimin njerëzor si pasojë e pabarazisë.