Inovacioni

INSTAT, së bashku me me vendet e tjera të rajonit ka kryer vrojtimin mbi aktivitetin e “Inovacionit në ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”. Ky vrojtim u krye në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve të Inovacionit në ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).

Qëllimi i vrojtimit të Inovacionit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme është të rrisë kapacitetin transnacional të këtyre ndërmarrjeve dhe ti mbështesë ato në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm, duke përfshirë grupe inovative me NVM të tjera nga rajoni për të ndarë njohuritë dhe zhvillimin e inovacioneve.

Objekt i këtij vrojtimi janë ndërmarrjet që kanë kryer aktivitet ekonomik gjatë tre viteve, për të cilin kryhet vrojtimi, vitet paraardhëse të vitit aktual kalendarik (në vitin 2018 merret informacion për aktivitetin inovativ ose jo, të kryer gjatë viteve 2016, 2017, 2018).

Vrojtimi i kërkuar nga INSTAT ka përfshirë ndërmarrjet private sipas aktiviteteve të NVE Rev. 2 përkatësisht në ndarjet: NVE 26 – Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë, NVE 61 – Telekomunikacioni, NVE 62 – Shërbime të teknologjisë së informacionit, NVE 63 – Aktivitete të shërbimit të informacionit, me numër të punësuarish nga 0 deri në 249, pavarësisht formës ligjore dhe të shpërndara në gjithë territorin shqiptar.

Publikimi i radhës
Inovacioni në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, 2017-2019

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

INSTAT, së bashku me me vendet e tjera të rajonit ka kryer vrojtimin mbi aktivitetin e “Inovacionit në ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”. Ky vrojtim u krye në kuadër të projektit Ngritja e Kapaciteteve të Inovacionit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, NVM, (Programi i Bashkëpunimit Transndërkombëtar, Interreg V-B "Ballkan-Mesdhe 2014-2020"), i financuar nga: Programi Ballkanik-Mesdhetar i financuar nga BE (ERDF & IPA).

Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve ndërkombëtare të inovacionit të ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe mbështetja e tyre për të formuar rrjete të qëndrueshme, duke përfshirë grupe inovacioni me NVM-të e tjera nga rajoni Ballkan-Mesdhe, për të ndarë njohuritë dhe për të zhvilluar inovacione, duke bashkuar partnerët e ndryshëm dhe pajisjen e NVM-ve me të dhëna, mjete dhe sisteme të përshtatshme.

Objekt i këtij vrojtimi janë ndërmarrjet që kanë kryer aktivitet ekonomik gjatë tre viteve, për të cilin kryhet vrojtimi, vitet paraardhëse të vitit aktual kalendarik (në vitin 2018 merret informacion për aktivitetin inovativ ose jo, të kryer gjatë viteve 2016, 2017, 2018).

Rezultatet e pritshme të projektit

Qëllimi i vrojtimit është mbledhja e informacionit mbi kapacitetet aktuale të inovacionit të NVM-ve.

Rezultatet e vrojtimit janë:

  • Zvogëlimi i hendekut të inovacioneve duke sugjeruar formimin e grupeve transnacionale.
  • Nxitja e konkurrueshmërisë së NVM-ve duke rritur njohuritë dhe kuptimin e kapaciteteve aktuale të inovacionit dhe forcimin e kapaciteteve të NVM-ve duke ofruar mjetet dhe strategjitë e nevojshme.
  • Përmirësimi i kapacitetit ndërkombëtar të inovacioneve.
  • Rritja e njohurive brenda NVM-ve në lidhje me kapacitetet e tyre të inovacionit.
  • Mundëson ndarjen e njohurive dhe rrjetëzimin e tyre duke sugjeruar formimin e grupeve transnacionale.
  • Mbështetja e hartuesve të politikave në vendimmarrjen të bazuar në fakte në fushën e inovacioneve duke ofruar të dhëna statistikore për benchmarking në nivel transnacional, kombëtar, sektorial dhe në nivelin e NVM-eve.

 

Njësia e vrojtimit

Njësia e vrojtimit është ndërmarrja me 0 deri 249 të punësuar, të rezultuara aktive në Dhjetor të vitit të referencës sipas Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve.

Fusha e mbulimit

Ky vrojtim mbuloi ndërmarrjet e zgjedhura nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të klasifikuara sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2 në nivel 2-shifrorë si më poshtë:

C 26 Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë

J 61 Telekomunikacioni

J 62 Shërbime të teknologjisë së informacionit

J 63 Aktivitete të shërbimit të informacionit

Ndërmarrjet në aktivitetet e mësipërme janë ndarë sipas madhësisë së ndërmarrjes të klasifikuara sipas numrit të të punësuarve në: ndërmarrjet mikro: 0-9 të punësuar, ndërmarrjet e vogla: 10-49 të punësuar, ndërmarrjet e mesme: 50-249 të punësuar.

Metoda e grumbullimit

Grumbullimi i të dhënave u realizua me metodën CAPI, nëpërmjet intervistës ballë për ballë me anketues me tabletë.

Periudha e referencës

Në dhjetor 2018 është zhvilluar vrojtimi në terren dhe periudha e referencës ishin për vitet 2016, 2017 dhe 2018.

Treguesit kryesorë që publikon INSTAT janë:

  • Ndërmarrjet inovative në Shqipëri
  • Grupet e Ndërmarrjeve
  • Tregjet gjeografike
  • Zhvilluesit e inovacioneve
  • Mbështeja financiare publike për aktivitetet e inovacionit
  • Bashkëpunimi për aktivitetet e inovacionit
  • Faktorët pengues të inovacioneve

Përkufizime

Inovacioni është implementimi nga një ndërmarrje i një malli, produkti, procesi, metode organizimi apo marketingu, të ri apo të përmirësuar dukshëm. Një inovacion duhet të jetë i ri për ndërmarrjen, edhe pse mund të jetë zbatuar tashmë nga ndërmarrje të tjera.

Inovacioni në produkt është implementimi i një produkti, malli apo shërbimi që është i ri ose i përmirësuar dukshëm në lidhje me karakteristikat apo përdorimin e pritur të saj/tij. Kjo përfshin përmirësime të dukshme në specifikimet teknike, komponentët dhe materialet, software-in e inkorporuar apo karakteristika të tjera funksionale.

Inovacioni në proces është implementimi i një metode prodhimi ose shpërndarjeje të re apo të përmirësuar dukshëm. Kjo përfshin ndryshimet e dukshme në teknika, pajisje dhe/ose software.

Inovacioni organizativ është zbatimi i një metode të re organizative në praktikat e një ndërmarrjeje, në mënyrën e organizimit të vendit të punës ose marrëdhënieve të jashtme.

Inovacion marketingu është zbatimi i një metode të re marketingu ose kryerja e ndryshimeve domethënëse në dizenjimin e produktit apo ambalazhimin e tij (duke përjashtuar ato ndryshime që vijnë si pasojë e ndryshimeve rutinë/sezonale), vendosjen e produktit, promovimin apo çmimin e këtij të fundit.

Aktiviteti i inovacionit përfshin të gjitha aktivitetet zhvillimore, financiare dhe tregtare, të ndërmarra nga një ndërmarrje, të cilat synojnë ose rezultojnë në një inovacion.