Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në ndërmarrje, 2018
Ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2018, përfaqësojnë 97,3 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 96,0 % që ishte në 2017.
Gjatë vitit 2018, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 22,9 %, nga 22,4 % që ishte në vitin 2017.
Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 26,0 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 28,1 % që ishte në 2017. Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 7,2 % dhe në aktivitetin e ndërtimit me 15,0 %. Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 73,9 %, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 68,6 % dhe aktivitetet e riparimit të kompjuterave, artikujve personal dhe familjarë me 65,2 %.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017