Llogaritë Ekonomike të Mjedisit

Llogaritë e Flukseve të Materialeve Mjedisore është një nga modulet e Llogarive Ekonomike në Mjedis. Llogaritë e flukseve të materialeve mjedisore ka për objektiv kryesor të përshkruaj lidhjen midis ekonomisë vendase dhe mjedisit natyror. Ajo përfshin sasinë totale të burimeve natyrore dhe produkteve të përdorura në ekonomi, në mënyrë direkte në prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve, ose indirekt përmes nxjerrjes së materialeve të cilat do të përdoren për prodhim

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Njoftim për media -Taksat e Mjedisit në Shqipëri, 2020

Taksat mjedisore konsiderohen si një instrument ekonomik për të kontrolluar ndotjen dhe menaxhimin e burimeve natyore dhe ato janë konceptuar për të ndikuar në sjelljen e bizneseve, prodhuesve dhe konsumatoreve.Taksat mjedisore janë pjesë e llogarive ekonomike në mjedis, pjesë e një sistemi satelitor të llogarive kombëtare.

Publikimi i fundit
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Taksat e Mjedisit në Shqipëri 2020

Kalendari

Nuk ka evente në kalendar për këtë temë
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35,
Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Të dhënat Ekonomike në Mjedis janë të rëndësishme për të kuptuar situatën e sektorit të Mjedisit në Shqipëri si dhe ekonomin e saj. Këto të dhëna mund të përdoren  për të analizuar dhe vlerësuar instrumentet e ndryshëm  ekonomike lidhur me mjedisin. Objektivi strategjik është prodhimi i indikatorëve mbi Llogaritë Ekonomike në Mjedis (LL.E.M) në përputhje me standardet ndërkombëtare. Llogaritë ekonomike janë të ndarë në dy fusha kryesore  Llogaritë fizike mjedisore, Llogaritë monetare mjedisore.

Gjatë vitit 2020, INSTAT ka kryer revizionime të klasifikimit të taksave në përputhje me politikat e revizionimit statistikor (http://instat.gov.al/media/2829/politika_e_revizionimit.pdf ). Si rezultat i këtyre revizionimeve u pa i nevojshëm rishikimi i të gjithë serisë kohore të Taksave të Mjedisit. Ndryshimet në Taksat e Mjedisit  kanë ardhur si pasojë e riklasifikimeve të disa taksave si më poshtë:

1- Klasifikimi i dy prej taksave që ndikojnë mbi mjedisin dhe përfshirja e tyre si pjesë e taksave të ndotjes dhe të burimeve natyrore.

2- Riklasifikimi i një prej taksave që ka ndikim mbi mjedisin, nga Taksë Transporti në Taksë Energjie, e përdorur për qëllime transporti

Këto ndryshime janë reflektuar në të gjithë serinë kohore të taksave mjedisore të publikuar në faqen e INSTAT dhe në databazën statistikore.

 

Baza ligjore

  • Ligji 17/2018 “Për statistikat zyrtare”;
  • Vendim i Kuvendit të Shqipërisë nr. 10/2017, datë 9.2.2017 "Për miratimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2017-2021";

Variablat kryesore të Llogarive Ekonomike në Mjedis janë:

  • Llogarite Monetare Mjedisore:
    1. Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhurat
    2. Taksat Mjedisore
    3. Të mirat dhe shërbimet në mjedis

  • Llogarite Fizike ne Mjedis:
    1. Llogaritë e emetimeve në ajër dhe në ujë
    2. Llogaritë fizike në mjedis
    3. Llogaritë rrjedhëse fizike të energjisë

 

Burime administrative

Burimi i informacionit janë të dhënat administrative të grumbulluara nga:

  • Ministria e Mjedisit
  • Ministra e Bujqësisë
  • Ministria e Financës
  • Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  • Ministria e Energjetikës dhe Industrisë
  • Agjencia kombëtare e burimeve natyrore (AKBN).

 

 

Burime statistikore

 

  • Vrojtimi Vjetor në Bujqësi
  • Anketa e Mbetjeve të ngurta Urbane