Produkti Brendshëm Bruto, T3 - 2015
Produkti i Brëndshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,98 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,51 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,32 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,25 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,19 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me 0,14 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,28 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 0,06 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,05 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan me -0,02 pikë përqindje.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017