Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Tr I 2014
Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,2 %.
Në tremujorin e parë 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 101,7 % kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100).
Në tremujorin e parë 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, grupi "Shpenzime materiale" është ulur me 0,3 %. Uljen më të madhe brenda këtij grupi e pati nëngrupi "Materiale hidro-sanitare" me 2,4 %. Ndërsa, rritja më e madhe në këtë grup vërehet në nëngrupin "Materiale ndërtimi" me 0,3 %.
Indekset e grupeve "Shpenzime page" dhe "Shpenzime transporti" u rritën respektivisht me 3,6% dhe 0,4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.

Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017