PSE është i rëndësishëm?

Arsyeja pse kryhet Censi i Popullsisë dhe Banesave është që t’u ofrojë përdoruesve të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për analiza private e publike të vendimmarrjes, kërkime shkencore dhe, në përgjithësi, për përmirësimin e njohjes e të kuptuarit nga shtetasit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.