KUR do të zhvillohet?

Censi i Popullsisë dhe Banesave ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020 dhe do të kryhet në të gjithë vendin.
Mbledhja e të dhënave do të zgjasë gjashtë (6) javë. Megjithatë, mund të konsiderohet një periudhë prej dy (2) javësh shtesë, në rast të problemeve të papritura ose vështirësive për të hyrë në zonat më të largëta, ose në rast të kushteve ekstreme të motit në vend, dhe/ose në një ose më shumë qarqe, p.sh në rast përmbytjesh apo stuhish.