ÇFARË është CENS?

Vendet e të gjithë botës kryejnë çdo 10 vjet regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Secili shtet ka vetëm një shans çdo dekadë për të numëruar në mënyrë të plotë çdo banor dhe banesë të territorit të vet.
Shqipëria ka zhvilluar Censin e parë të Popullsisë dhe Banesave në vitin 1918 falë ndihmës së ekspertit austriak të statistikave, Franz Seiner. Megjithatë Censi i parë i popullsisë i kryer nga qeveria shqiptare daton në vitin 1923, duke vijuar me vitet 1930, 1950 etj., deri tek Censi i fundit në vitin 2011.
Shqipëria do të zhvillojë Censin e tij të 12-të, i cili përpilohet dhe kryhet në mënyrë të pavarur nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë.