Privatësia dhe Siguria

Konfidencialiteti është mbrojtja e informacionit nga zbulimi nga palët e paautorizuara.

Të dhënat e regjistrimit janë konfidenciale dhe INSTAT ka detyrimin ligjor për të mbrojtur këtë informacion.

Siguria e të dhënave është një çështje kryesore për çdo formë të mbledhjes së të dhënave dhe përditësimi i të dhënave duhet të bëhet në mënyrë të sigurt. Pas përfundimit të çdo interviste, të dhënat duhet të ruhen dhe të sigurohen derisa të dërgohen në serverin qendror të bazës së të dhënave. Grumbullimi i të dhënave përmes pajisjeve të dorës kërkon investime në sigurimin e të dhënave dhe trajnimin e stafit për të parandaluar aksesin e paautorizuar dhe humbjen e të dhënave personale të ndjeshme.

Shqetësimet e sigurisë përfshijnë dështimet në hardware dhe softëare, gabimet njerëzore dhe aksidentet. Protokollet e transferimit të të dhënave nga terreni duhet të dizajnohen me karakteristika specifike të sigurisë, duke përfshirë edhe enkriptimin. Një komponent shumë i rëndësishëm i mbrojtjes së informacionit konfidencial duhet të jetë enkriptimi. Enkriptimi siguron që vetëm njerëzit e autorizuar mund të dekriptojnë informacionin.

Enkriptimi është i përhapur në mjedisin e sotëm dhe mund të gjendet në pothuajse çdo protokoll të madh në përdorim. Një shembull shumë i spikatur është SSL/ TLS, një protokoll sigurie për komunikim në internet që është përdorur në lidhje me një numër të madh të protokolleve të internetit për të siguruar sigurinë.Për më tepër, konfidencialiteti duhet të rritet gjithashtu duke zbatuar lejet e përdoruesve për të futur në të dhënat e regjistrimit në sistemin qendror të TI.