INSTAT realizoi trajnimin e stafit që do të angazhohej në pilot Cens sipas metodës kaskadë. Në datat 7 - 11 Tetor 2019, u krye trajnimi i trajnerëve (stafi i INSTAT), supervizorët dhe kontrollorët të cilët më pas trajnuan anketuesit.

Gjatë fazës së parë të trajnimit, stafi INSTAT, supervizorët dhe kontrollorët u njohën me terminologjinë dhe metodologjinë e Cens, përdorimin e tabletave si dhe plotësimin e pyetësorit në mënyrë elektronike, punën me hartat, logjistikën dhe organizimin e punës gjatë mbledhjes së të dhënave, komunikimin, etikën, konfidencialitetin statistikor dhe mbrojtjen e të dhënave.

Në datat 15 - 18 Tetor 2019 vijoi faza e dytë e trajnimit, i cili konsistoi në trajnimin e anketuesëve. Anketuesit u trajnuan nga supervizorët edhe kontrollorët e tyre nën mbikqyrjen e stafit të INSTAT.