Gjatë periudhës Tetor - Nëntor 2019, INSTAT ka finalizuar dhe shpërndarë materialet informuese për pilotin e Censit.

Në këtë kuadër anketuesit u pajisën me bexhe, çanta dhe distiktivë me logot e INSTAT dhe Cens 2020, si edhe me fletëpalosje, të cilat u shpërndan te familjet e anketuara. Fletëpalosjet përmbajnë informacione të detajuara, duke u përgjigjur 4 pyetjeve: ÇFARË është Censi i Popullsisë dhe Banesave, ÇFARË është dhe KUR do të zhvillohet Piloti i Censit, PSE është i rëndësishëm dhe SI mbrohen të dhënat.